Transmetuar më 24-03-2017, 15:38

Ish- missi Suada Sherifi, njihet si një ndër femrat më të bukura shqiptare. Gjithmonë duket në forma mjaft të mira në fotot që poston, ndërsa së fundmi profili i saj në rrjetet sociale është mbushur plot me foto të vajzës së saj Deisy.

Bukuroshja është bërë së fundmi nënë, dhe për këtë fakt ajo ndihet shumë e lumtur, gjë që e tregojnë edhe postimet e saj me vogëlushen.

Në një video që ka postar në instastory, Suada nuk e ka mbajtur më sekret fytyrën e të voglës. Vogëlushja me sytë e mbyllur, ngjan si një lule e vogël që sapo ka filluar të çelë. 

Suada u bë nënë e se voglës Deisy në mes të muajit shtator të vitit të lënë pas, dhe tashmë është kthyer në formën perfekte trupore./b.l/noa.al/