Transmetuar më 24-03-2017, 11:24

Ka ndërruar jetë në spitalin e Fierit njëri prej të plagusurve si pasojë e aksidentit që përfshiu dy drejtues motorash, në Novoselë. Mësohet se ka ndërruar jetë 24 vjeçari me inicialet T.M, i cili pas aksidentit ndodhej në gjendje më të rëndë shëndetësore. Ngjarja e rëndë ndodhi në rrugën kryesore të fshatit Novoselë, drejtuesit e motorave, 24-vjeçari T.M dhe 41-vjeçari me inicialet F.H u përlasën me njëri-tjetrin.