Transmetuar më 24-03-2017, 09:30

Këngëtari Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit si Stresi, duket se i ka mbyllur problemet me drejtësinë.

Ai ka publikuar në Instagram një vendim të Prokurorisë së Tiranës, në të cilin thuhet se ka shlyer dënimin, duke përfituar nga amnistia.

“I lirë, kudo”, shkruan Stresi si diçiturë të vendimit, të cilin e gjeni të plotë në galerinë e fotografive./a.y/noa.al