Transmetuar më 24-03-2017, 08:41

Fier, 24 mars 2017, NOA.al- Një çift bashkëshortësh në Fier kanë rënë pre e dhunës së egër të djalit të tyre.

Florian Y., 30 vjeç, banues në Fier, u vu në pranga ditën e djeshme, pas denoncimit të bërë nga prindërit.

Ai akuzohet se në banesë ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj babait të tij 57 vjeç dhe nënës 55 vjeçe. Bazuar në denoncimin e bërë nga prindërit në polici, i riu rezultonte natyrë problematike dhe u kërkonte vazhdimisht para prindërve.

Ndaj tij vijojnë ende hetimet ndërkohë që materialet i’u referuan Prokurorisë së Fierit për ndjekje të mëtejshme lidhur me veprën penale “Dhunë në familje”./a.y/noa.al