Transmetuar më 24-03-2017, 08:15

Elbasan, 24 mars 2017, NOA.al- Një person ka rrahur mjekun e Urgjencës në Elbasan.

Andrea Vogli, 32 vjeç banues në Cërrik, mbrëmjen e djeshme ka goditur mjekun e rojes në Urgjencën e Spitalit Kirurgjik Elbasan.

Mësohet se ai kishte shkuar me një të afërmin e tij të sëmurë në spital, dhe dyshohet se ka qenë në gjendje të dehur goditi mjekun.

Pas goditjes me grushte ndaj mjekut A.H., 39 vjeç banues në Elbasan, Vogli u vu në pranga nën akuzën e veprës penale “Goditje për shkak të detyrës”./a.y/noa.al