Transmetuar më 23-03-2017, 20:11

Dy punonjës policie janë ndaluar nga SHÇBA në Elbasan për shpërdorim detyre dhe favorizim të kultivimit të kanabisit.

Gjatë aksionit janë ndaluar Inspektor Luan Qosja, me detyrë SPZ pranë Komisariatit të Policisë Librazhd, i dyshuar per kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, si dhe Inspektor Gurali Torra, ish-SPZ pranë Stacionit të Policisë Prrenjas, aktualisht me detyrë oficer i Patrullës së përgjithshme, trup shërbimi për rendin pranë Komisariatit të Policisë Librazhd, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”.

Mbi bazën e hetimeve të kryera, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, ka caktuar ndaj tyre masën e sigurimit personal “Arrest në shtëpi”./a.k/noa.al/