Transmetuar më 23-03-2017, 19:30

Regjizorja e njohur e ekranit shqiptar, Vera Grabocka para dy ditësh festoi ditëlindjen ku festoi me mikeshat dhe bashkëpunëtoret e saj më të ngushta.

Pjesë e gëzimit të saj ishin emra të njohur si: Albërie Hadërgjonaj, Valbona Selimllari, Alketa Vejsiu, Lili Ismaili, Nora Gega, Rozana Radi, Olta Gixhari.

Vera ka postuar një fotografi në rrjetet sociale me artistet e njohura.

Në ditën e ditëlindjes Vera mori një urim publik edhe nga këngëtarja Fjolla Morina.

“Gëzuar ditëlindja o njeri i madh me shpirt të bardhë”, shkruante Fjolla në urimin e saj./a.k/noa.al/