Transmetuar më 23-03-2017, 17:56

Një vajzë vetëm 12 vjeçe u pezullua nga shkolla, e akuzuar se shiste në klasë lodra seksi. Drejtoresha e një shkolle në Wisconsin të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, zbuloi se nxënësja kishte disa objekte të dyshimta me vete.

Në fakt, Frances Halbeck, e cila ndjek Trinity Lutheran School, kishte disa tullumbace uji në formë gjarpri, lodra të cilat përdoren kryesisht nga fëmijët aziatikë.

Por shitja e tyre në shkollë nga e mitura kishin synime bamirësie, por pavarësisht kësaj, javën e kaluar, ajo u pezullua nga shkolla për tre ditë.

“Në asnjë fantazi të shfrenuar asnjë i rritur nuk mund t’i ngatërrojë me lodra seksi”, tha babai i saj Milt Habeck, për mediat vendase.

Ndërkohë drejtoresha e shkollës, Pamela Amling, nuk kërkoi më shumë të dhëna duke e pezulluar nxënësen. Ky rast shkaktoi polemika të shumta, ndërsa babai i Frances thotë se nuk do heqë dorë nga ndjekja e rastit, deri sa pezullimi i vajzës të hiqet nga kurrikulimi i saj shkollor./a.y/noa.al