Transmetuar më 23-03-2017, 14:03

Një vajzë e re është vrarë në mënyrë barbare në Itali dhe është flakur në një zonë të pyllëzuar. Ngjarja ka ndodhur në Manzana dhe sipas mediave vajza është identifikuar si 21-vjeçarja I.B, e cila pas kryerjes së ekspertizës mjeko-ligjore ka rezultuar 6 muajshe shtatzënë.

Vajza me origjinë moldave ishte qëlluar me një pistoletë dhe sipas policisë vrasja ka ndodhur pak ditë më parë, por vetëm dje në mbrëmje është gjetur trupi i viktimës.

Si të dyshuar për vrasjen e saj policia ka ish-të fejuarin e sAJ, 19-vjeçarin M.S., i cili e ka pranuar krimin dhe i ka çuar karabinierët te zona ku kishte hedhur trupin. Autori i krimit është një djalosh në vitin e katërt të shkollës së mesme të kësaj qyteze.

Hetimet kishin nisur disa ditë më parë pas zhdukjes së vajzës, pasi ajo punonte në një hotel të Coneglianeses. Gjatë marrjes në pyetje, autori i dyshuar i krimit ka rrëfyer se e kishte vrarë pasi kishin debatuar dhe kishin bërë sherr me njëri-tjetrin.