Transmetuar më 23-03-2017, 13:58

Tiranë, 23 mars 2017, NOA.al- Një grua në Tiranë i ka dhënë fund jetës në rrethana të dyshimta.

Gjatë ditës së djeshme, e mërkurë, ka ndërruar jetë në spital D.L., 35 vjeç, banuese në Tiranë. Nga hetimet paraprake rezulton se e ndjera kishte pirë fostoksinë.

Gruaja është dërguar nga të afërmit në spital në gjendje të rëndë, por nuk i’a ka dalë. Policia po heton për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërkohë që materialet i’u referuan Prokurorisë së Tiranës për veprën penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”./a.y/noa.al