Transmetuar më 23-03-2017, 12:12

Mike Page një 76 vjeçar po fluturonte mbi det afër Great Yarmouth kur u ndesh me pamjen e pazakontë të mbi  4000 fokave që kishin pushtuar nga të gjitha anët ishullin e vogël dhe po qëndronin në diell në brigjet e Norfolk, në Britaninë e Madhe.

“Vitin e kaluar kam parë ndoshta 600 copë këtu,” tha ai , duke shtuar se kurrë në jetën e tij profesionale 40-vjeçare nuk kishte parë kaq shumë foka të mbledhura në të njëjtin vend.

Mike fluturoi përsëri ditë më vonë dhe i pa sërish në të njëjtin vend fokat. Mendohet se fokat kanë emigruar aty nga Blakeney, ku vlerësohet se jeton kolonia më e madhe e fokave në Britani.

Foka është gjitari mishngrënës më i madh që jeton afër Britanisë dhe kanë prirjen të mblidhen aty ku ka burime të mira peshku.