Transmetuar më 23-03-2017, 10:07

Një 52 vjeccar ka përfunduar në prangat e policisë së Dibrës pas denoncimit që bëri bashkëshortja e tij, të cilën ai e dhunonte sistematikisht. I arrestuari është shtetasi Ylli Vojka, banues në Peshkopi, akuazohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij, e cila më pas ka bërë dhe padi në polici.

“Ky shtetas në  banesën e tij, për motive të dobëta ka ushtruar dhunë  fizike ndaj bashkëshortes së tij shtetases E.V, 46 vjeçe, ku si pasojë e kësaj dhune ka mbetur e dëmtuar shtetasja E.V, e cila pas marrjes së ndihmës mjekësore në spitalin e Peshkopisë, ka bërë kallzim në Komisariatin e Dibrës për dhunën e ushtruar nga bashkëshorti”- thuhet në njoftimin e policisë së Dibrës. Mbi Vojkën rëndon akuza e dhunës në familje./k.k/noa.al/