Transmetuar më 23-03-2017, 09:50

Lufta mes djemve të Big Brother se cili do të lidhet i pari duket se ka nisur, madje ka arritur deri aty ku njëri prej tyre ka propozuar për martesë.

Ka qenë Damiano ai i cili ka propozuar për martesë Armelën madje duke i premtuar se do ta bëjë me dokumenta sudeze duke qenë se ai jeton në Suedi.

Ndërkohë që kanë plasur të qeshurat, Armela e ka konfirmuar propozimin, ndërsa vajzat e tjera duke bërë shaka i thonë Damianos se ka bërë gabim se nuk është ajo më e mira.

Pastaj Damiano ngacmon edhe Xhenin, ndërsa Armela i thotë të mos e shohë Xhenin se tani do jetë me të dhe e mbulon Xhenin me perde. Ka qenë kjo një shaka e Damianos apo shakaja gjysma e të vërtetës?/b.l/noa.al/