Transmetuar më 23-03-2017, 08:44

Emri i saj është Nicole Barr dhe ka një konfirmim zyrtar se është më inteligjente se gjenitë më të mëdhenj Albert Einstein dhe Stephen Haëking.

Ajo është e bija e dy bashkëshortëve emigrantë në Britani, e cila jeton me babain e saj dhe gjysmë motrën në një rimorkio në krahinën Essex.

Në testin zyrtar Mensa të IQ, 13 vjeçarja Nicole arriti rezultatin 162, që është rezultati maksimal në testin e inteligjencës njerëzore, shkruajnë mediat britanike.

Nicole, e cila mëson në shkollën lokale, tha se ishte shokuar kur e kuptoi se cili ishte rezultati i testit të saj. Megjithatë babai i saj thotë se kjo vajzë ka qenë gjithmonë para të tjerëve, se ajo ka qenë gjithmonë e shkëlqyer në matematikë.