Transmetuar më 22-03-2017, 20:27

Identifikohet terroristi i dyshuar i sulmit në kryeqytetin britanik të Londrës, përballë Parlamentit, ku humbën jetën 4 persona.

I dyshuari është identifikuar me emrin Abu Izzadeen, qytetar britanik, 42 vjeç, i lindur nga një familje xhamajkane në Hackney, zonë në lindje të Londrës.

Izzadeen, ishte zëdhënës i organizatës terroriste “Al Ghurabaa”, që në vitin 2006, është shënuar si një nga organizatat më të rrezikshme nga Parlamenti britanik.

Brooks ishte konvertuar në islamik një ditë para se të mbushte 18-vjeç, më 17 prill të vitit 1993, i cili ka preferuar që ta thërrasin me emrin Abu Izadeen.

Ai flet në mënyrë perfekte gjuhën angleze dhe atë arabe.

Ai ishte me profesion elektreçist, ndërsa ishte martuar në vitin 1998 dhe nga martesa lindën 3 fëmijë./a.k/noa.al/