Transmetuar më 22-03-2017, 15:04

Tiranë, NOA.al- Kthjellimet do të dominojnë kushtet e motit në të gjithë territorin shqiptar deri në mesditë kur priten kalime vranësirash të lehta nëpër të gjithë vendin, më të dukshme në verilindje- juglindje të territorit. Pasditja dhe orët vijuese do të shtojnë vranësirat në zonat malore juglindore duke rrezikuar shira të izoluar ndërsa kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të paraqitet moti në pjesën tjetër të vendit. Në të njëjtat kushte atmosferike do të mbetemi edhe gjatë natës.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit nuk do të pësojnë ndryshime të dukshme duke ruajtur të njëjtat vlera të tyre konstante. Era do të fryjë e lehte dhe mesatare me shpejtësi deri ne 25 km/h nga drejtimi jugperëndimor, për pasojë në det do të gjenerohet dallgëzim deri 2 ballë.

Europa

Ishujt Britanike dhe Europa Qendrore do të mbeten në kushte të paqëndrueshme atmosferike ku moti do te jete me vranësira e reshje shiu dhe dëbore ne Alpe. Problematike paraqitet situata në Britaninë e Madhe ku stuhitë e fuqishme të erës dhe reshjet intensive do të rrezikojnë përmbytje. Po ashtu me vranësira dhe shira do të paraqiten Europa verilindore- Lindore. Ndërsa moti i kthjellët dhe temperaturat e larta do të jenë dominante për Mesdheun dhe gadishullin e Ballkanit. Po ashtu, me mot të kthjellët por temperatura të ulëta paraqiten Europa jugperëndimore dhe Europa veriore./a.y/noa.al