Transmetuar më 22-03-2017, 13:55

Në pamje të parë mund të duket paradoks, por studimet vërtetojnë të kundërtën. Picat janë një zgjidhje për të humbur kilet e tepërta. Sipas një studimi të ri, të bërë në Portugali, pica me djathë dhe proshutë bashkë, si dhe me spec pikant, ndikon në uljen e peshës trupore.

Në studimin e bërë kanë marrë pjesë vullnetarët e ndarë në dy grupe. Edhe grupit të parë edhe atij të dytë u është lejuar të hanë 10.500 kalori në javë. Mirëpo, njëri grup ka pasur privilegjin që një herë në javë të hajë picë apo ndonjë ëmbëlsirë tjetër me kalori të larta.

Megjithatë, numri i përgjithshëm i kalorive të marra në javë nuk është lejuar të kalohet. Domethënë, nëse një ditë e kanë tepruar, ditëve të tjera kanë marrë më pak kalori.

Ky grup ka pasur rezultate më të mira në fund të studimit, përkatësisht ka humbur më tepër kilogramë.