Transmetuar më 22-03-2017, 13:40

Një krokodil me përmasa të mëdha shokoi banorët amerikan në Pinellas të Florida.

Krokodili i gjatë 3 metra, doli nga një pusetë në një rrugë të qytetit. Duket se ai kishte ngecur dhe nuk bënte dot as poshtë dhe as lartë.

Për zhbllokimin e tij ndërhynë rojet e pyjeve, të cilët e shpëtuan krokodilin. Gjithë skena u filmua nga John Ruel, një banor i kontest së Pinellas, i cili e postoi në faqen e tij në Facebook./a.y/noa.al