Transmetuar më 22-03-2017, 11:35

Zgjedhjet për presidentin e ri të Serbisë do të mbahen edhe në Kosovë. Zyrtarët e Listës Serbe kanë konfirmuar lajmin duke theksuar se në zonat e Kosovës ku jeton komuniteti serb do të ketë votime. Slavko Simiq, drejtuesi i Listës Serbe, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se një praktikë e tillë, ka ndodhur edhe më parë, për shkakun se shtetësia e dyfishtë u jep të drejtën serbëve të Kosovës që të votojnë për zgjedhjet presidenciale të Serbisë.

“Zgjedhjet do të kryhen ashtu siç janë kryer edhe deri më tash, ato parlamentare dhe presidenciale”, ka thënë Simiq.

Kohë më parë, Komisioni Republikan i Zgjedhjeve në Serbia ka marrë vendim që për zgjedhjet presidenciale serbe, të 2 prillit, serbët e Kosovës të votojnë në 90 vendvotime.