Transmetuar më 22-03-2017, 11:28

Siguria mushqimore në vend vijon të jetë problematike, edhe pse kontrollet nga autoritetet përkatëse nuk kanë munguar. Së fundmi, nga inspektimet e AKU-së, në vetëm dy javë janë konstatuar 161 subjekte të cilat nuk polotësonin kushtet, dhe ndaj të cilave është marrë masë me gjobë dhe paralajmërim për mbyllje aktiviteti. Inspektimi është shtrirë në 12 qarqet e vendit në ato subjekte ku tregëtohen produktet e mishit, në subjekte ku tregëtohet qumështi dhe nënproduktet e tij, në markete, supermarkete, restorante etj.

Ndërkohë, në qarkun e Fierit janë bllokuar 16 ton ushqim për kafshë. Produkti kishte kalur afatin e skadencës dhe u bë bllokimi dhe asgjësimin e kësaj sasie.