Transmetuar më 22-03-2017, 09:57

Një prej hoteleve më të veçantë në botë është hapur në Francë, në “Aquarium de Paris”, ku klientët paguajnë për të fjetur në një dhomë xhami me 35 peshkaqenë.

Media e cilëson si një “Çerdhe dashurie”, e cila u ofron çifteve pamje 360 gradë nga peshkaqenët që vijnë nga të gjitha anët.

Hoteli ka njoftuar se rezervimet për tre muajt e ardhshëm janë mbyllur edhe pse shumë prej njerëzve do të thonin se nuk do të flinin kurrën e kurrës aty.

Dhoma ndodhet 10 metra nën ujë dhe për të fjetur aty ka disa rregulla, si mos shkrepja e fotove pasi u bën dëm “përbindëshave”. Ky është edhe i vetmi hotel nënujor në Francë.