Transmetuar më 21-03-2017, 18:30
Publicitet

Këmbë kilometrike, hijeshi dhe një inteligjencë që ngjall zili. Femrat e bukura dhe inteligjente ekzistojnë vërtetë, por fatkeqësisht jo gjithmonë vlerësohen nga meshkujt.

Sipas një studimi amerikan të kryer nga University of Buffalo, California Lutheran University dhe University of Texas, meshkujt shmangin daljet me femra inteligjente, për shkak se ndihen të rrezikuar prej tyre.

Kështu që ata preferojnë më mirë vajzat e thjeshta, në raport me ato që i joshin jo vetëm me pamjen e tyre, por edhe me kulturën. Studimi analizoi reagimet e 105 meshkujve përballë dy lloje femrash, ato që kishin pasur rezultate të shkëlqyera akademike dhe ato që nuk kishin pasur ndonjë sukses të spikatur në shkollë. Rezultati doli i qartë.

Nëse nga njëra anë, meshkujt e përfshirë në studim i konsideronin femrat inteligjente si partneret e tyre ideale, nga ana tjetër, në momentin që u jepej mundësia për takim, nisën t’i cilësonin jo shumë tërheqëse dhe interesante.

Për shkak të nivelit të tyre inteligjencës, meshkujt ndiheshin në vështirësi nga shoqëria e tyre, shkruan noa.al. Megjithatë studiuesit thonë se nevojiten më shumë thellime në kërkime, ndonëse rezultatet flisnin fare qartë, meshkujt tërhiqeshin mbas, përballë një femre që ishte në epërsi në intelekt./a.y/noa.al

Loading...