Transmetuar më 21-03-2017, 15:28

Presidenti i Brazuilit, Michel Temer, gjen një mënyrë origjinale marketingu për të reklamuar mishin vendas dhe për të qetësuar konsumatorët si vendas edhe ata të huaj lidhur me mishin e këtij vendi.

Kreu i shtetit darkoi një ‘churrascaria’ (lloj mishi) në Brasilia, së bashku me disa ministra të qeverisë së tij dhe një grup ambasadorësh, të shteteve kryesore që importojnë mish nga Brazili.

Më tej Temer publikoi në rrjetet sociale një fotografi teksa i servirej mishi nga kamarierët e restorantit. Por kjo fotografi u shoqërua me komente dhe kritika të shumta./a.y/noa.al