Transmetuar më 21-03-2017, 14:33

Vajza e preferuar e Donald Trump, Ivanka do të ketë zyrën e saj personale në Shtëpinë e Bardhë, ka bërë me dije një zyrtar i administratës amerikane.

Por ajo nuk do të ketë një post zyrtar apo rrogë. Burimi zyrtar nga Shtëpia e Bardhë sqaroi gjithashtu se 35-vjeçarja do të ketë akses në informacionin e klasifikuar.

Roli i saj do të jetë të shërbejë si sytë dhe veshët e Donald Trump, duke i sugjeruar atij këshilla.

Ivanka, që ka markën e saj të veshjeve, do t’i bashkohet bashkëshortit të saj, Jared Kushner që është këshilltar i presidentit.