Transmetuar më 21-03-2017, 13:09

Tiranë, 21 mars 2017, NOA.al- Kryeparlamentari Ilir Meta, komenton deklaratën e Kryeministrit Edi Rama i cili tha se Partia Socialiste do të hyjë në zgjedhje edhe pa opozitën.

“Më vjen keq për këtë pyetje. Njoftojini të gjithë që pluralizmi ka ardhur që në 12 dhjetor të vitit 1990 në Shqipëri dhe ne duhet të gjithë të punojmë që këto të jenë zgjedhjet e shkëlqyera larg qëndrimeve kategorike që mund të na sillnin pasoja katastrofike, të padëshiruara për Shqipërinë, shqiptarët dhe sidomos për të ardhmen e këtyre fëmijëve të mrekullueshëm”, u shpreh Meta.

Lidhur me deklaratën e kreut të grupit parlamentar të LSI, Luan Rama se LSI nuk do të futet në zgjedhje pa u futur opozita, ai tha se nuk duhen keqtransformuar mesazhet, të cilat bëhen për të çuar përpara zgjedhjet dhe jo për t’i minuar ato./a.y/noa.al