Transmetuar më 21-03-2017, 12:20

Një faqe online, në pronësi të qeverisë vendase, ka konfirmuar se të paktën 26 persona kanë vdekur nga uria në rajonin jugor të Somalisë. Faqja e internetit, citon ministrin rajonal dhe Kryetarin e Komitetit të thatësirave, Mohamed Hussein,  të thoshin se vdekjet kishin ndodhur brenda 36 orëve të fundit.  Ai bëri thirrje për ndihmë emergjente për të frenuar urinë,  shkruan “BBC”.

Ndërkohë, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, i cili ishte në Somali gjatë këtij muaji, u shpreh se vendi ka nevojë për të paktën gjashtë milionë euro ndihma.