Transmetuar më 21-03-2017, 11:58

Dhimbjet e forta të stomakut, e kishin bërë që të mendonte se kishte apandesit, por problemi ishte shumë më i thellë nga sa mendohej.

Siç raporton ‘Independent’, 44-vjeçari amerikan Kevin Breen, i cili jeton në Michigan, ishte shtruar në spital pak ditë pas Krishtlindjeve të lëna pas, por nga thellimi i analizave të mjekëve, u hodh poshtë mundësia e apandesiti. Për këtë arsye, ai u dërgua në shtëpi.

Por mëngjesin pasues, Kevin ndihej edhe më keq. Ai u rikthye në ndihmën e shpejtë, ku u vizitua sërish nga mjekët, të cilët konstatuan një infeksion të rëndë nga streptokoku në fyt, i cili kishte infektuar çdo pjesë të trupit, shkruan noa.al.

Në stomak kishte kulmuar bakteri, i cili kishte çuar në bllokimin e gjakut, duke i detyruar mjekët që t’i prisnin duart dhe këmbët./a.y/noa.al