Transmetuar më 21-03-2017, 11:39

Përfundon kompensimi i fermerëve në Durrës, bagëtitë e të cilëve u prekën nga Dermatoza Nodulare. Ministri i Mjedisit, Lefter Koka me përfaqësues të Drejtorisë Bujqësore Durrës dhe të Ministrisë së Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave shpërndanë pjesën e dytë dhe të fundit të lopëve duke kompensuar plotësisht 75 blegtorët e Qarkut Durrës, brenda një kohe mjaft të shkurtër.

“Sot është sasia e dytë e lopëve që shpërndahen në qarkun e Durrësit dhe gjej rastin të falenderoj Ministrinë e Bujqësisë që punoi intensivisht për parandalimin e kësaj sëmundjeje dhe veprimin në një kohë shumë të shkurtër, për kompensimin e dëmit të krijuar. Ky është një premtim i mbajtur i Ministrisë së Bujqësisë për t’ju kompesuar gjethët e humbura “ –u shpreh ministri Koka. 

Janë 45 lopë të racës daneze, ndërsa një ditë më parë u shpërndanë 30 krerë në karantinën e Shijakut.