Transmetuar më 21-03-2017, 10:47

Në një kohë kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë prekur ndjeshëm nga sulmet kibernetike, administrate Trump, pritet të zyrtarizojë vendimin për të ndaluar udhëtarët që të marrin me vete në avion laptopë dhe disa pajisje të tjera elektrike.

Kështu, pasagjerët e linjave ajrore që udhëtojnë drejt Shtetet e Bashkuara nga sot e tutje nuk do të mund të marrin me vete një sërë pajisjesh elektronike përfshirë laptopët dhe tabletat, për shkak të një rregulli të ri që do të prezantohet nga administrata Trump. Ky rregull do të jetë i vlefshëm për udhëtarët që nisen nga 10 aeroporte të ndryshme të botës, përfshirë ato të Turqisë, Egjiptit, Jordanisë, etj.

Ky lajm konfiromhet nga mediat ndërkombëtare, të cilat citojnë burime zyrtare pranë Pentagonit./k.k/noa.al/