Transmetuar më 21-03-2017, 09:59

Këto fotografi tregojnë gjendjen e punës në bulevardin e ri që po zgjatohet pas stacionit të Trenit. Fotot janë postuar nga kryebashkiaku Erion Veliaj me diçiturën: “Nëse ju pëlqeu Pazari i Ri, nuk keni parë gjë ende”.

Pas vendosjes së pllakave të para, paralelisht Bashkia e Tiranës prej disa ditësh po vijon me procesin e mbjelljes së pemëve, çka do ta shndërrojë këtë pjesë të kryeqytetit në një hapësirë të madhe gjelbërimi.

Projekti i gjelbërimit të Bulevardit të Ri parashikon mbjelljen e 1100 pemëve me 18 lloje të ndryshme, të cilat çelin në stinë të ndryshme. Lartësia e pemëve shkon nga 4 deri në 7 metra./b.l/noa.al/