Transmetuar më 20-03-2017, 23:57

Performanca elekrizuese e Beatrix Ramosaj në natën e katërt të shout televiziv “Your Face Sounds Familiar 2”, bëri që anëtari i jurisë, Arian Çani të rrëfejë një sekret.

Duke komplimentuar këngëtaren për performancën e saj në imitimin e divës botërore, Madonna, Çai i ka thënë se i ka kujtuar ëndrrën e parë erotike të tijën.

“Beatrix, e imitove aq mirë Madonnan sa më habite. Ju nuk e dini, por Madonna ka qënë ëndrra ime e parë erotike. Kam qënë i vogël atëherë”, ka thënë moderatori duke shkaktuar të qeshura në sallë.