Transmetuar më 20-03-2017, 17:14

Një ngjarje vërtet e rëndë është regjistruar ditën e djeshme në kryeqytet ku një person është gjetur i pa jetë.

Burime nga policia bëjnë me dije se një 58 vjeçar është gjetur i pajetë në rrugë, pranë banesës së tij në rrugën "Ali Zheka" në zonën e Institutit.

Kanë qenë banorë të zonës ata që kanë njoftuar policinë e cila ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes.

Nga veprimet e para hetimore ka rezultuar se vdekja e shtetasit me iniciale K.B., ka ardhur për shkaqe natyrale, pasi i kishte ngecur ushqimi në fyt.

Kjo ka rezultuar edhe nga ekspertiza mjeko-ligjore që i është bërë 58 vjeçarit. Materialet lidhur me ngjarjen iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.