Transmetuar më 20-03-2017, 16:25

Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, nuk është ftuar në dasmën e Lionel Messit për probleme personale mes bashkëshortes së mbrojtësit Shakira dhe bashkëshortes së sulmuesit Antonella Roccuzzo.

Lajmin e ka bërë të ditur gazeta spanjolle “El Pais”. Roccuzzo ka kërkuar prej kohësh nga partneri i tij që mos të shoqërohet me Pique dhe Shakira dhe nuk e ka ftuar çiftin në dasmë.

Por duket se këto probleme mes grave nuk ndikojnë në fushën e lojës, pasi Pique dhe Messi luajtën së bashku dhe u dukën në humor të mirë me njëri-tjetrin gjatë ndeshjes së të dielës në “Camp Nou” kundër Valencia.

Ende nuk është saktësuar data kur Roccuzzo do të martohet me pesë herë fituesin e “Topit të Artë”, por mendohet se do të jetë në mes të qershorit.