Transmetuar më 20-03-2017, 15:15

Një djalë i ri nga India nisi të ankohej shpesh herë për dhimbje të forta barku. Por pas këmbë nguljes së babait të tij për të shkuar tek mjeku arrihjet të bëhet edhe zbulimi shokues.

Nerendra Kumar 18-vjeç është diagnostikuar si një nga 200 rastet e rralla në botë që mbante brenda barkut të tij embrion (fetus) që po rriste dy binjak. Kjo sëmundje njihet si sindroma e fetusit.

Pas ndërhyrjes me operacion, mjekët zbuluan se fetusi ishte në jetë pasi metabolizmi brenda tij ishte në rritje.

“Teknikisht, fetusi ishte gjallë dhe ishte në rritje për shkak të aktivitetit metabolik në trupin e djalit. Pas një operacioni të gjatë i cili zgjati tre orë, ne kemi hequr një masë të fetusit të keqformuar i cili kishte flokët, dhëmbët, një kokë pak të zhvilluar, një strukturë kockore të kraharorit dhe shpinë", u shpreh mjeku që e operoi Dr. Rajeev Singh.

Pas operacionit edhe babai i djalit u shpreh i kënaqur që çdo gjë shkoi mirë dhe gjendja e djalit të tij është e mirë./b.l/noa.al/