Transmetuar më 20-03-2017, 10:24

Pak muaj nga mbajtja e zgjedhjeve parlamentare, kryetari i Komisionit të Zgjeshjeve, Denar Biba, jep alarmin se është shumë vonë me përgatitjen e këtyre zgjedhjeve.

Duke folur në aktivitetin e nisjes së trajnimit të policisë së shtetit për zgjedhjet, Biba tha se ende nuk janë konstituuar KZAZ.

“ Unë jam pak ziliqar sepse ndryshe nga ju ne në KQZ nuk i kemi punët ashtu siç do duhet ti kishim. Dhe ju edhe nga pozita e qytetarit jeni në vetëdije sesi po shkojnë punët. Në në një ditë si sot do të duhej të kishim konstituuar Komisionet e Zonave të Administrimit Zgjedhor dhe praktikisht ne nuk i kemi për pamundësi objektive. Dy parti kryesore që do të duhej të kishin ofruar kandidatët e tyre nuk i kanë ofruar. Dhe ne gjendemi në pamundësi për të konstituuar KZAZ-të. KQZ ka bërë ndërkohë thirrje publike për qytetarët e angazhuar dhe të vetëdijshëm për statusin e tyre në favor të republikës dhe demokracisë ti afrohen Komisioneve dhe të kontribuojnë”- deklaroi Biba./k.k/noa.al