Transmetuar më 20-03-2017, 09:52

Pak ditë pasi u largua nga detyra e ministrit të Brendshëm, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako ka kërkuar nga të gjithë komisariatet dhe drejtoritë e policisë në qarqe që të heqin nga çdo afishim, numrin e Saimir Tahirit.

Numri i Tahirit prej më shumë se dy vjetësh ka qenë i afishuar në çdo institucion të policisë, ku u kërkohej qytetarëve të raportonin, nëse policia nuk ju shërbente, apo kishte proceduar të parregullta ndaj tyre, një iniciativë personale kjo e ish-ministrit.

Heqja e numrit të ministrit në ikje, duket se është një rutinë që bëhet sa herë që ka ndryshim të kreut të Ministrisë së Brendshme./k.k/noa.al