Transmetuar më 19-03-2017, 22:57
Publicitet

Skuadra e Barcelonës ka shkatërruar Valencian në mbrëmjen e sotme me rezultatin 4-2.

Takimi i vlefshëm për javën e 28-të të “La Ligas” spanjolle u luajt në stadiumin “Camp Nou”.

Golat për Barcelonën u shënuan nga Suarez 35-të, Messi 45-të dhe 52-të, Andre Gomez 89-të, ndërsa për Valencian shënuan Mangala 29-të dhe El Hadaddi 45-të.

Vlen të theksohet se Valencia në këtë takim luajti me një lojtar më pak për shkak të një kartoni të kuq në fund të pjesës së parë për Mangala.

Kjo fitore e mban Barcelonën në vendin e dytë me 63 pikë, 2 më pak se Real Madridi që ka 65 dhe që gjithashtu kanë një ndeshje më pak të zhvilluar./a.k/noa.al/

Loading...