Transmetuar më 19-03-2017, 11:03

Bulqizë, 19 mars 2017, NOA.al- Përmbysja e një zetori në Fushë Bulqizë ka bërë që një person të mbetet i plagosur.

Rreth orës 09.00 të mëngjesit të sotëm, në Fushë Bulqizë, një mjet tip zetor i vogël është përmbysur në anë të rrugës.

Më konkretisht në një rrugë dytësore, të njësisë administrative Fushë Bulqizë, B.Sh., 49 vjeç, banues në fshatin Dushaj, duke drejtuar një zetor të vogël, me motor me një piston, ka humbur kontrollin dhe për pasojë është përmbysur në anë të rrugës.

49- vjeçari është transportuar menjëherë për të marrë ndihmë mjekësore në spitalin e Bulqizës ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Aktualisht vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./a.y/noa.al