Transmetuar më 19-03-2017, 09:19

Ishte ndaluar pasi kishte bllokuar në rrethana të paqarta një autostradë. Për këtë arsye policia tentoi të arrestojë një 36- vjeçar, i cili tentoi të bënte rezistencë duke xhiruar një video direkt në Facebook, ku kërkonte me ngulm të fliste me një eprorin e agjentëve që donin ta arrestonin.

Gjithçka ndodhi në Alamo, qytet në Tennessee të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. 36- vjeçari Rodney Hess, nga New Orleans, po kthehej në Louisiana, pasi kishte shkuar për të takuar të ëmën e cila jeton në Memphis.

Të enjten që lamë pas, ai ndaloi në gjendje të turbullt në autostradë dhe nuk pranoi të bashkëpunonte me policët, përkundrazi po xhironte video live në rrjetin social, shkruan noa.al.

Policia pretendon se ai tentoi të arratisej, duke thyer postbllokun dhe duke plagosur dy agjentë.

Për këtë arsye një nga dy policët qëlloi drejt Rodney, duke e plagosur. Në video duken çastet e fundit të jetës së tij dhe një rënkim dhimbje, ndërsa makina përfundon e përplasur.

Rodney Hess gjeti vdekjen teksa po transportohej në spital me ambulancë. Hess lë pas një vajzë një vjeçe dhe bashkëshorten Jonisha, e cila kërkon drejtësi.

“Rodney kishte çrregullime mendore, por nuk do i bënte kurrë keq njeriu. I kisha thënë unë që në rast se do e ndalonte policia, të kërkonte të fliste me shefin. Ai e bëri, ishte një kërkesë e hapur për ndihmë dhe jo një tentativë për të thyer ligjin apo për të vrarë njeri”, thotë Jonisha./a.y/noa.al