Transmetuar më 19-03-2017, 08:29

Korçë, 19 mars 2017, NOA.al- Dalin detaje lidhur me ngjarjen ku një person gjeti vdekjen në Devoll. Mbrëmjen e lënë pas rreth mesnate, në fshatin Braçanj tre persona të cilët do iknin për në Greqi janë sulmuar dhe goditur me mjete të forta nga disa persona, ku i’u janë marrë edhe sendet personale.

Policia thotë se M.V., rreth 40 vjeç nga fshati Nizhavec- Pogradec dhe Zarif Allihu, rreth 44 vjeç, banues në fshatin Vërdovë të Pogradecit, u transportuan në spitalin e Korçës për të marrë mjekim.

Por si pasojë e plagëve të marra Allihu ka ndërruar jetë. Në komisariatin e policisë Devoll, ndodhet shtetasi tjetër D.Sh., rreth 40 vjeç, të cilit po i merren deklaratat përkatëse në lidhje me këtë ngjarje.

Nga ana e policisë po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve./a.y/noa.al