Transmetuar më 19-03-2017, 08:00

Është ndarë nga jeta në moshën 90- vjeçare Chuck Berry, muzikanti i cili me kitarën e tij të paharrueshme shenjoi periudhën e rock ‘n roll nëpërmjet këngëve “Johnny B Goode” dhe “Roll Over Beethoven”.

Vdekja e tij u lajmërua nga policia e St. Charles County, në Missouri, SHBA, e cila mbërriti në shtëpinë e tij pas një telefonate urgjente. Këngëtari u gjet i pajetë në banesën e tij.

Revista “Rolling Stone” e ka përfshirë Berry, në listën e 100 artistëve më të mirë, pas Beatles, Bob Dylan, Elvis dhe Rolling Stones, shkruan noa.al.

Historia e tij është cilësuar histori suksesi e cila nisi me “Maybellene”, në vitin 1955 kënga e parë e incizuar nga Chuck Berry, e konsideruar si një nga këngët e para rock dhe që qëndroi në vendin e parë të klasifikimeve R&B për nëntë javë..

“Nëse doni t’i jepni një emër tjetër rock ‘n rollit, mund të quhet Chuck Berry”, pati thënë kohë më parë John Lennon./a.y/noa.al