Transmetuar më 18-03-2017, 20:08

Publikohen formacionet zyrtare të takimit Milan-Genoa që luhet sonte në mbrëmje në orën 20:45 në stadiumin “San Siro”.

Takimi Milan-Genoa, është i vlefshëm për javën e 29-të të “Serisë A” italiane, ku vendasit do të synojnë fitoren për të prerë një biletë për në Kupat e Europës.

Milani vjen me mungesa të shumta në këtë takim.

Mungesë e rëndësishme është sulmuesi kolumbian Carlos Bacca, i cili u pezullua për ofendim ndaj gjyqtarëve në takimin e kaluar kundër Juventusit.

Vendin e tij në sulm do ta zërë Lapadula.

Këto janë formacionet e takimit:

Milan: Donnarumma, Vangioni, Zapata, Paletta, De Sciglio, Mati, Bertolacci, Kucka, Ocampos, Lapadula, Deulofeu

Genoa: Lamanna, Gentiletti, Izzo, Simeone, Ntcham, Hiljemark, Taarabt, Lazovic, Munoz, Laxalt, Cataldi./a.k/noa.al/