Transmetuar më 18-03-2017, 19:57

Gjenden eshtrat e një personi në fshatin Spaç të Fushë-Arrëzit. Sipas policisë, dyshohet se ato i përkasin shtetasit Ndue Kolica, i cili rezulton i zhdukur prej 3 vitesh.

Eshtrat e gjetur janë dërguar drejt Tiranës për ekzaminim, ndërsa po merren në pyetje familjarët e Kolicës.