Transmetuar më 18-03-2017, 18:47

Skuadra e Real Madridit ka arritur një fitore me shumë vuajtje në takimin kundër Athletic Bilbao, por mjaft të rëndësishme në luftën për titullin e “La Ligas”.

Takimi Athletic Bilbao-Real Madrid, i vlefshëm për javën e 28-të, përfundoi me rezultatin 1-2.

Golat e fitores për madrilenët u shënuan nga Benzema dhe Casemiro, ndërsa për Bilbaon shënoi Aduriz.

Me fitoren e ditës së sotme Real Madridi numëron 65 pikë në krye të renditjes.

Ndjekësja më e afërt, Barcelona do të luajë nesër në “Camp Nou” kundër Valencias./a.k/noa.al/