Transmetuar më 18-03-2017, 15:49

Gjirokastër, 18 mars 2017, NOA.al- Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Tepelenë- Gjirokastër, pak pas mesditës së sotme.

Dy makina janë përplasur me njëra tjetrën pranë kthesës së fshatit Picar, duke bërë që dy persona të mbeten të plagosur rëndë.

Mësohet se njëra prej makinave ka përfunduar në kanal. Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, ndërkohë që policia ka nisur hetimet./a.y/noa.al