Transmetuar më 18-03-2017, 15:43
Publicitet

Ky është horoskopi për ditën e diel, 19 mars 2017 që Noa.al sjell për ju. Njihuni me parashikimin për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do ecë dita për të lindurit e çdo shenje.

Dashi

Nuk është momenti për të nxituar dhe për ta tepruar edhe pse mund të ketë gjëra që ju shqetësojnë. Në profesion do keni momente tensioni, do të testoheni dhe do të bëni vlerësime të reja të situatave. Ju duhet durim.

Demi

Prania e Marsit në shenjën tuaj, do ju lodhë, ndaj do jeni gjithë kohës në kërkim të sigurisë dhe përforcimeve. Këshillohet që të zgjeroni njohuritë tuaja dhe të nisni projekte të reja për të pasur një të diel të shkëlqyer.

Binjakët

Ankthi dhe tensioni do të dominojnë në jetën tuaj sentimentale. Gjatë kësaj të diele për shkak të ndikimit negativ të Hënës do ndiheni në provë. Planetet ju këshillojnë që të mos ekspozoheni tepër, pasi nuk është rasti.

Gaforrja

Do të keni planetet kundër dhe do ju krijojnë situata të vështira. Mundohuni të kërkoni një mbrojtje më të mirë, në mënyrë që t’ia dilni. Ana profesionale nuk mund t’iu garantojë ende atë që dëshironi.

Luani

Me planetet që ju mbështesin do të ndiheni fitues dhe gati për t’u ekspozuar ndaj projekteve të reja entuziaste. Është një moment lavdie dhe harmonie, por pa rrezikuar. Keni disa plane që doni t’i vini në jetë.

Virgjëresha

Hëna me ndikimin e saj negativ nuk do e lejojë që e diela të ecë siç e dëshironi. Disa zhvillime dinamike janë transformuar dhe do dini si t’i shfrytëzoni për të zgjidhur disa projekte të mbetura pezull, apo për të nisur të reja.

Peshorja

Hëna do t’iu buzëqeshë dhe kështu që do arrini të gjeni harmoninë tuaj. Ekuilibri juaj ju vendos në kushtet ku do t’i jepni prioritet jo vetëm sferës profesionale por edhe lidhjes së dashurisë.

Akrepi

Do të kapni fluturimthi disa mundësi të papara. Në këtë mënyrë do të dini të koordinoni tensionin e shkaktuar nga ndikimi i Marsit. Ndërkohë Saturni do ju mbushë me energji për të përballuar detyra të ndryshme që do ju ngarkohen.

Shigjetari

Jeni një prej shenjave më të favorizuara të zodiakut dhe do të viheni në provë. Do të ketë mundësi unike për t’u kapur fluturimthi, duke shfrytëzuar edhe ndikimin e Hënës e cila do ju bëjë edhe më shumë luftëtarë.

Bricjapi

Hëna ju shtyn të veproni edhe nëse jeni në ankth. Gjatë së dielës tensioni në dashuri do të arrijë kulmin, por vendosmëria juaj do të jetë kyçe për të përballuar çdo gjë.

Ujori

Yjet do ju buzëqeshin, ndërsa Venusi do ju japë një shtysë tjetër në dashuri. Mund të keni një lodhje fizike, për shkak të angazhimeve që keni pasur, por emocionet që do përjetoni në dashuri do ju mbushin dhe do t’iu bëjnë të ndiheni shumë mirë.

Peshqit

Do të jeni dinamik dhe në humor, edhe pse gjatë së dielës mund të stresoheni pasi dëshira për të vepruar është e madhe. Ka një dritë në fund të tunelit, e cila do lejojë që të kaloni me sukses të gjitha sfidat./a.y/noa.al