Transmetuar më 18-03-2017, 14:24

Jytte Guteland, deputetja suedeze socialdemokrate, ndërhyn në Parlamentin Europian. Këtë të enjte ajo foli për situatën në Sudanin e Jugut.

Por duke mos e lënë dot vetëm në shtëpi djalin e vogël vetëm disa muajsh, shkon shpesh në Parlament me të voglin, shkruan noa.al.

“Europa garanton që sonte fëmijët e mi të flenë të sigurtë. Por e di që ka nëna në vende të ndryshme të botës që nuk mund të garantojnë të njëjtën gjë”, tha Guteland.

Ndërkohe që deputetja fliste i vogli kapte mikrofonin e nënës duke e penguar të fliste./a.y/noa.al