Transmetuar më 18-03-2017, 13:28

Është i ditur fakti se seksi i rregullt i bën mirë shëndetit, mendjes dhe trupit, por kjo gjë vlen sidomos kur intimiteti aktiv praktikohet brenda një çifti të qëndrueshëm.

Ky fakt është zbuluar nga një studim italian i prezantuar nga shoqata italiane e andrologjisë dhe mjekësisë mbi seksualitetin, ku thuhet se të qenit besnik është sekreti për të zgjatur jetën.

“Meshkujt seksualisht aktiv dhe besnik, kanë më pak probleme kardiovaskulare dhe me prostatën, prodhojnë më shumë testosteron, vuajnë më pak nga depresioni, kanë metabolizëm më të mirë dhe për pasojë jetojnë më gjatë”, thotë Emmanuele Jannini, specialist i endokrinologjisë.

Ndërkohë personat që tradhtojnë e gjejnë veten vazhdimisht në situata stresi për shkak të tradhtisë, gjë që ndikon në sistemin kardiovaskular, duke i ekspozuar ndaj rrezikut të infarktit dhe sëmundjeve kardiake. Kështu që këshillohet të bëhet më shpesh seks me partnerin në të cilin jeni në një lidhje serioze./a.y/noa.al