Transmetuar më 18-03-2017, 10:40

Tiranë, 18 mars 2017, NOA.al- Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda ka lënë në burg Dash Kupën, i cili akuzohet si personi që përplasi blindin që transportonte paratë e bankës në Qafë Kashar, pak para kryerjes së grabitjes.

Ai është kushëri me Ernest Kupën, gjithashtu i arrestuar për veprime aktive gjatë grabitjes së parave.

41-vjeçari, i dënuar më parë në Greqi dhe në Shqipëri, u arrestua në pikën e kalimit kufitar të Morinës, teksa po kthehej nga Kosova.

Dash Kupa, bazuar në hetimet e kryera, dyshohet se ka koordinuar grupet në terren me informatorët, ndërkohë që ka mohuar akuzën kategorikisht.

Ai thotë se në momentin e ngjarjes ka qenë në picerinë që ka në afërsi të shkollës “Vasil Sahnto” në kryeqytet dhe se kjo mund të provohet nga kamerat e sigurisë./a.y/noa.al