Transmetuar më 17-03-2017, 20:07

Në 18 qershor do të ketë zgjedhje. Kështu deklaroi nga Shkodra Kryeministr Edi Rama duke hedhur poshtë kërkesën e kryedemokratit Basha për mundësinë e shtyrjes së zgjedhjeve. “Një gjë është e sigurt zgjedhjet do bëhen në 18 qershor”, tha Rama teksa shpërndau lejet e legalizimit për qytetarët e Shkodrës. 

Kreu i ekzekutivit përfitoi nga ky takim për të shënjestruar edhe kryetaren e bashkisë, Voltana Ademi, e cila sipas tij mes punës dhe gjumit, ka zgjedhur këtë të fundit.